Samsung C61R2AAST Manual do Utilizador Página 144

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 352
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 143
16
SQ
Pjesët dhe karakteristikat (Vazhdon)
Karakteristikat kryesore të pajisjes suaj
Sipërfaqja e gatimit prej xhami qeramike: Pajisja ka një sipërfaqe gatimi prej xhami qeramike
dhe katër zona gatimi me reagim të shpejtë. Elementet e fuqishme nxehëse dhe rrezatuese
shkurtojnë në mënyrë të ndjeshme sasinë e kohës që kërkohet për zonat që të nxehen.
Sensorët e kontrollit me prekje: Pajisja juaj funksionon duke përdorur sensorët e kontrollit me
prekje.
Pastrim i lehtë: Avantazhi i sipërfaqes së gatimit prej xhami qeramike dhe e sensorëve të
kontrollit qëndron në mundësinë e tyre për t'u pastruar. Sipërfaqja e sheshtë dhe e lëmuar është
e lehtë për t'u pastruar.
Sensori Ndezur/Fikur: Sensori i kontrollit “Ndezur/Fikur” i siguron pajisjes një çelës të veçantë.
Duke e prekur këtë sensor, mund të ndizet ose të fiket plotësisht furnizimi me energji.
Treguesit e kontrollit dhe të funksionit: Ekranet dixhitale dhe dritat e treguesit japin
informacion për cilësimet dhe për funksionet e aktivizuara si dhe për prezencën e një nxehtësie
të mbetur në zona të ndryshme të gatimit.
Opsioni i fikjes për siguri: Opsioni i fikjes për siguri garanton që të gjitha zonat e gatimit të
fiken automatikisht pas një periudhe kohe nëse cilësimi nuk është ndryshuar.
Treguesi i nxehtësisë së mbetur: Nëse zona e gatimit është aq e nxehtë sa rrezikon djegie,
shfaqet në ekran ikona për nxehtësinë e mbetur.
Ekranet dixhitale: Katër fushat e ekranit u korrespondojnë katër zonave të gatimit.
Ato tregojnë informacionin e mëposhtëm:
-
pajisja është ndezur,
-
sipas cilësimeve të zgjedhura të nxehtësisë,
-
nxehtësia e mbetur,
-
bllokimi i sigurisë për fëmijët; dhe
-
mesazh gabimi, sensori është prekur për më shumë se 10 sekonda.
-
mesazh gabimi, kur pllaka e sobës është mbinxehur për shkak të funksionimit jonormal.
C61R2AEEP_BOL_DG68-00125D-04_SQ_161107.indd 16 2016-11-07 �� 11:35:30
Vista de página 143
1 2 ... 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 ... 351 352

Comentários a estes Manuais

Sem comentários