Samsung C61R2AEEP Manual do Utilizador Página 203

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 280
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 202
5
SQ
Instalimi i pllakës së sobës
E rëndësishme: Sigurohuni që pajisja e re të instalohet dhe të tokëzohet vetëm nga një
personel i kualifikuar. Ju lutemi, ndiqeni këtë udhëzim. Garancia nuk do të mbulojë asnjë
dëmtim të rëndë që mund të shkaktohet si rrjedhojë e instalimit jo në mënyrën e duhur.
Në fund të këtij manuali jepen të dhënat teknike.
Rregulloret dhe përputhshmëria
Kjo pajisje përmbush standardet e mëposhtme:
EN 60 335 - 1 dhe EN 60 335 - 2 - 6, lidhur me sigurinë e pajisjeve elektrike për përdorim
shtëpiak dhe për qëllime të ngjashme me këtë;
EN 60350, ose DIN 44546 / 44547 / 44548, lidhur me karakteristikat e përdorimit të sobave,
pllakave të sobave, furrave dhe skarave për përdorim shtëpiak;
EN 55014 - 2;
EN 55014;
EN 61000 - 3 - 2; dhe
EN 61000 - 3 - 3, lidhur me kërkesat bazë për përputhshmërinë elektromagnetike (EMC).
Kjo pajisje përputhet me direktivat e mëposhtme të BE-së:
73 / 23 / EWG, datë 19.02.1973 (Direktiva për tension të ulët);
89 / 336 / EWG, datë 03.05.1989
(Direktiva EMC, përfshirë këtu Direktivën ndryshuese 92 / 31 / EWG); dhe
93 / 68 / EWG CE Direktiva për etiketimin.
Udhëzimet e sigurisë për instaluesin
Për instalimin elektrik duhet të jepet një aparat i cili e lejon pajisjen të shkëputet nga spina tek
të gjitha polet me një gjerësi hapjeje prej 3 mm me anë të prekjes. Pajisjet e duhura për izolim
përfshijnë çelësin stakues për mbrojtjen e linjës, siguresat (siguresat e tipit me filetim duhet të
hiqen nga mbajtësi), pajisjet shkyçëse për rrjedhjet nga tokëzimi dhe çelësat automatikë.
Për sa i përket mbrojtjes nga zjarri, kjo pajisje korrespondon me EN 60 335 - 2 - 6. Kjo lloj
pajisjeje mund të instalohet në një dollap të lartë ose në mur në njërën anë.
Poshtë pllakës së sobës nuk mund të vendosen sirtarë.
Ky instalim mund të garantojë mbrojtje nga goditjet.
Njësia në kuzhinë ku vendoset pajisja, duhet të përmbushë kërkesat e qëndrueshmërisë të DIN
68930.
Për mbrojtje nga lagështira, të gjitha sipërfaqet e mprehta duhet të mbështillen me një material të
përshtatshëm bllokues.
Në sipërfaqe me pllaka, bashkimet në zonën ku ndodhet pllaka e sobës, duhet të mbushen me
llaç çimentoje.
Në pjesët e sipërme natyrale, me gur articial ose me qeramikë, sustat me kërcitje duhet të
fiksohen në vend me anë të një rrëshire artificiale ose ngjitësi të përzier.
Sigurohuni që gomina të jetë e vendosur mbi sipërfaqen e punës pa boshllëqe. Materiali shtesë
izolues prej silikoni nuk duhet të përdoret; kjo gjë do ta bënte të vështirë zhvendosjen në rast
riparimi.
Pllaka e sobës duhet të shtypet nga poshtë për t'u hequr.
C61R2AEEP_BOL_DG68-00125D-01_SQ.indd 5 27/11/2555 14:10:35
Vista de página 202
1 2 ... 198 199 200 201 202 203 204 205 206 207 208 ... 279 280

Comentários a estes Manuais

Sem comentários