Samsung C61R2AEEP Manual do Utilizador Página 201

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 280
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 200
3
SQ
Siguria
Aspektet e sigurisë të kësaj pajisjeje përputhen me standardet teknike të pranuara dhe
me ligjin gjerman për Sigurinë e Pajisjeve. Megjithatë, si prodhues ne gjithashtu besojmë
se është përgjegjësi e jona që t'ju njohim me udhëzimet e mëposhtme për sigurinë.
Siguria elektrike
Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar dhe e tokëzuar siç duhet nga një teknik i kualikuar.
Pajisja duhet të riparohet vetëm nga një personel i kualikuar shërbimi. Riparimet e kryera nga
individë të pakualifikuar mund të shkaktojnë lëndim ose keqfunksionime të rënda. Nëse pajisja
juaj ka nevojë për riparim, kontaktoni qendrën tuaj lokale të shërbimit. Moszbatimi i këtyre
udhëzimeve mund të shkaktojë dëmtim dhe mund të anulojë garancinë.
Pajisjet me montim të integruar mund të funksionojnë vetëm pasi janë instaluar në dollapë
dhe në vende pune të cilat përputhen me standardet përkatëse. Kjo gjë garanton mbrojtje
të mjaftueshme ndaj kontaktit me njësitë elektrike, ashtu siç kërkohet nga VDE [Shoqata e
Inxhinierëve Elektrikë Gjermanë].
Nëse pajisja juaj nuk funksionon siç duhet ose nëse shfaqen thyerje, krisje ose shkëputje:
- fikini të gjitha zonat e gatimit;
- shkëputeni pllakën e sobës nga rrjeti i furnizimit me energji; dhe
- kontaktoni qendrën tuaj lokale të shërbimit.
Nëse vatra pëson krisje, keni pajisjen për të shmangur mundësinë e një goditjeje elektrike.
Mos e përdorni pllakën tuaj të sobës derisa të zëvendësohet sipërfaqja prej xhami.
Mos e përdorni pllakën e sobës për të nxehur letrën e aluminit, produktet e mbështjella me
letër alumini ose ushqimet e ngrira të vendosura në enë gatimi prej alumini.
Mbrojtja e fëmijëve
Kjo pajisje nuk është parashikuar për përdorim nga fëmijët e vegjël ose nga persona të
dobët pa mbikëqyrjen e duhur nga një i rritur i përgjegjshëm.
Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
Zonat e gatimit do të nxehen gjatë gatimit. Mbajini gjithmonë larg nga pajisja fëmijët e
vegjël.
C61R2AEEP_BOL_DG68-00125D-01_SQ.indd 3 27/11/2555 14:10:35
Vista de página 200
1 2 ... 196 197 198 199 200 201 202 203 204 205 206 ... 279 280

Comentários a estes Manuais

Sem comentários